DUGOJEVA (DUKA)
Shtrihet nė bregun e djathtė tė LUMBARDHIT tė Pejės,rreth 11-12 km. nė jugperėndim tė Klinės.Eshtė vendbanim kodrinor dhe fushor nė formė tė zgjatur mė tėpėr i tipit shperndarė.
Familjet: Nikprelaj,Gojani,Berisha,Kqira,Shala,Gjonaj,Krasniqi,Andreu,Martini etj.
Mikrotoponimet: Rrahije,Bucina,Gllumca, Qatina,Madana,Kallaba,Arat e Epra,Lugu i Currit,Lugu i Deli Nout,Lugu i Deli Qunit,Zabeli i Zotnisė,Arat e Lugut,Kroni i Zanave,Kroni i Pren Martinit,Lugu i Plepave etj.
Nė dokumentet e shkruara e gjejmė nė shtesėn e relates sė Pjeter Karagiqit tė vitit 1725,shkruan sė nė qytetin e Pejės misionar apostolik ėshtė Don Ndre Braqani,misioni i tė cilit i takon edhe fshati DUGOGNEVA mė 5 shtėpi e 25 anėtarė besimtarė tė krishterė.
Ky vendbanim ėshtė i regjistruar nė sallnamet e Vilajetit tė Kosovė tė vitit 1893,tė vitit 1896, dhe vitit 1900.(Dr.Isuf Osmani-Vendbanimet e Kosovės).
Nga ky fshat kanė dal gjenerata tė ndryshme shkollarėsh e sė shumica prej tyre ka migruar nė qytėte tė ndryshme si Klinė,Prishtinė etj.Vlenė tė pėrmendėt Zef Gojani ndėr mesuesit e parė tė kėsaj ane,Frrok Gojani profesori i parė i komunės sė Klinės,themeluesi dhe drejtori i parė shkollės sė mesme „LUIGJ GURAKUQI“ nė Klinė.
Nė vazhdimėsi banorėt e fshatit janė ballafaquar mė jetėn dhe regjimet e kohės.Vlenė tė pėrmėndet Gjon C. Gojani i cili pėrjetoi tri luftėra mė Serbin.Ai pos tjerash nė moshen 80 vjeqare u maltretua nėpėr stacionet famkeqe tė policisė serbe nė Klinė dhe Kliqinė, mė 1993 pė shkak tė rezistencės sė tij qe i bėri regjimeve serbe dhe autoritetit qė kishte nė popull dhe mė pretekst tė kėrkimit tė armeve.
Mė pėrfundimin e luftės sė dytė botėrore pushteti serb i instaluar me dhunė nė Kosovė gjatė rrethimit tė atdhetarit dhe patriotit Ndue Perlleshi, nė malet e Bokshiqit,,kur ky i shpėton rrethimit, pushkatohet Pren M. Gojani(17 vjeqar) mė pretekst sė Preni si kusheri i fisit mė Ndoun e ka lejuar qellimisht kėtė tė fundit tė shpetoi nga rrethimi.
Nga ky fshat kishte pjesmarrės nė demostrat e vitit 1968 dhe 1981 si pėrkrahje kėrkėsave pėr liri dhe pavarėsi.Nė mars tė vitit 1990 popullata shqiptare e Dugojevės nė mėnyrė tė organizuar dorėzojnė librezat e Partisė dhe nga Lidhja Socialiste e asaj kohe kalojnė nė Partinė Levizje-LDK.Pas kėsaj kohe e gjėrė mė fillimin e luftės sė armatosur nė vitin 1998,Dugojevasit marrin pjesė nė gjitha orgaizimėt e kohės pėr liri,pavarėsi dhe demokraci.Nė fshat organizohen zgjedhjet dhe referendumi pėr Kosovė shtet i pamvarur,nė cilat popullata merr pjesė masovikisht.
Mė fillimin e luftės sė armatosur nė Likoshan,Qirez e mė vonė Prekaz;Dugojevasit ndihmojnė Drenicen mė gjėsėnde tė ndryshme dhe tė holla.Nė luftėn e armatosur janė kyqur edhe tė rinjė Dugojevas.Fshati luftėn e ndihmoi edhe nė forma tjera si nė ushqim dhe veshėmbathje etj.Duhet patur para sysh sė kėtu jetonin njė konsiderueshem i familjeve serbe tė cilat e vėshtirėsonin punėn.
Ngarje tė veqanta: Fillimi i bombardimeve tė NATO-sė,ku banorėt e fshatit krahas gėzimit,pėrjetuan njė ankth tė vertet dhe tė pa pėrshkruar.Pastaj si ngjarje tjetėr duhet cekur ,largimi i forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe nga fshati mė gjithė banoret serb,mė 17.06.1999.
Mė pėrfundimin e njė lufte tė tmerrshme dhe tė pėrgjakėshme ,Dugojevasit tė vetėdijeshem se vetėm Zoti ka mundur tė bėjė njė mrekulli tė tillė qė te shpėtojė njė popull tė tėrė nga zhdukja kolektive nga njė regjim gjenocidial,shprehėn deshirė qė nė shenjė falendėrimi Zotit tė ngritin njė tempull Kishtar.
Mė ardhjen e Dr.Dom Gjergj Gjergjit si famullitar nė famullinė e Gllaviqicės kjo deshirė e Dugojevasve u bė realitet.Kisha filloi tė ndertohet nė vendin qė gjindet afėr varrezave tė fshatit.Kjo Kishė u ndertu mė ndihmen e bashkatėdhetarėve tanė nė botėn e jashtme si dhe mė kontributin e banorėve tė fshatit,gjithėsesi mė ndihmen e gjithanėshme tė Dr.Dom Gjergj Gjergjit.
Qė nė nismė tė iniciativės sė ndėrtimit tė saj banorėt e fshatit shprehen deshirėn qė Kisha tė ngritėt nė nder dhe lavd tė NENES TEREZE.Kjo nismė u jetėsua mė rastin e LUMTURIMIT tė sajė nga Ati i Shejtė Papa Gjon Pali i II-tė qė u bė mė 19.10.2003 nė Romė.Mė kėtė u plotėsuan kushtėt qe edhe zyrtarisht kjo Kishė tė pagėzohet mė e emrin Nėnės Tereze.Mu pėr kėt nė kėtė Kishė mė 13.11.2003 u bė celebrimi i Meshės nė shėjė falėnderimi pėr Lumturimin e Nėnės Tereze,mė qrast marrin pjesė shumė meshtar si dhe mysafirė tė tjerė.
Mesha e I-rė ėshtė thėnė mė datėn 02.02.2001.Bekimi i kėmbanave qė janė dhurat nga Italia ėshtė bėrė mė 01.01.2002.Rrahjen e parė tė tyre e ka bėrė IZABELLA KASTRIOTI(pasardhsja e familjės sė GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU),pra ajo ėshtė ndrikulla e Kishės sonė e cila jeton dhe vepron nė Itali.
Kėtė Kishė gjėrė mė tani e kanė vizituar shumė mysafirė nė mesin e tyre edhe nderkombetar,si pėr shėmbull zėvendės komandanti i KFOR-it Gjenerali Bergman, pastaj disa meshtar tė KFOR-it si dhe pjestar tė shumtė tė KFOR-it.
Duhet cekur sė nė nė kėtė Kishė gjinden shumė gjėsėnde tė cilat i janė dhuruar personalisht Dom Gj.Gjergjit nga Nėnė Tereza dhe Papa Gjoni Pali i II-tė.Nė mesin e tyre edhe njė Qiri qe Papa e ka sjellur nė Shqipėri kur e ka vizituar kėtė vend pas rėnjės sė komunizmit.Pastaj ėshtė edhe njė peckė(leckė) mė gjakun e Nėnės Tereze,kur nė momentet e fundit tė jetės sė saj ėshtė tentuar ti jipet infuzion.Kjo peck i ėshtė dhuruar Dr.Dom Gj.Gjergjit nga motrat e Nėnės Tereze.Kjo relikte veq ka filluar tė zgjoj kureshtjėn e vizitore
Mė deshirėn e banorėve tė fshatit tė gjithė njėzėri kan vendosur qė si festė familjare tani e tutje tė kremtojnė 5 Shtatorin,pra ditėn qė N.Tereze ka kaluar nė amshim.Mė kėtė ata kanė lėnė festate mėparshme.Kėsaj Kishe nga Dugojevasit i janė dhuruar mbi 1 hektar tokė.
Ekzistojnė planet pėr ngritjen e njė“Fshati tė Paqes“ku do tė pėrfshihen edhe objekte tjera pėrcjellėse.Mė ndihmen e Dom Gjergj Gjergjit janė bėrė projektet pėr asfaltimin e rrugės sė fshatit qe lidhet mė magjistralen Prishtinė-Pejė,si dhe projekti pėr ujėsjellsin dhe kanalizimin e fshatit.
Pra projekt -planet ekzistojnė dhe na nevoitet vullneti i mirė qė kėto tė realizohen mė ndihmėn e miqėve tanė qė kėsajė radhe nuk mungojnė.
Tė dashur bashkatėdhetar fshati i juaj mė ngritjen e kėsaj Kishe qė ėshtė e para e ngritur nė emrin e NENES TEREZE ka hyrė nė analet e ngjarjeve me mė rėndesi,tani mvaret nga JU nėsė deshironi qė mė kontributin tuaj tė jeni pjesė e kėsaj historie nė mėnyrė qė tė nderoni dhe falenderoni Nėnėn Tereze dhe tė ndihmoni vendlindjen Tuaj.
Mirėpo pas tė gjitha kėtyre ndodhi diqka qė tė gjithėve na befasoi(mjerishtė pėr tė keqė).Pėr shkak tė angazhimi dhe punės sė tij tė gjithanėshme nė tėrė teritorin e famullisė sė Gllaviqicės e sidomos angazhimit tė tij rreth ngritjes sė Kishės dhe „Fshatit tė Paqės“nė Dugojevė (dhe arėsyeave vetem atij tė njohura),mė dekret tė veqant tė Ipeshkvit tė Administratės Apostolike tė Kosovės,Imz.Mark Sopi,shkarkohet Dr.Dom Gjergj Gjergji nga detyra e famullitarit dhe nga tė gjitha dėtyrat dhe pėrgjėgjėsit e meshtarit.
Pėr kėtė arėsye tė gjithė besimtaret e famullisė sė Gllaviqicės ku bėjnė pjesė fshatrat:Gllaviqicė,Millovanc,Pishtan,Babiq,Rosujė,Poterq,Drenoc,Dugojevė dhe Grabanicė, bėnė njė kėrkėsė nė formė peticioni nė shenjė pėrkrahje personalitetit tė Dr.Dom Gj.Gjergjit nė mėnyrė qė ai tė mbetet edhe mė tutje famullitar nė Gllaviqicė.Peticioni iu dorėzua Ipeshkvit mė 30.12.2003 nė Prizren mė gjithė deponimin e nėnshkrimeve.
Si rrjedhoj e kėsajė Dugojeva si fshat bėri njė edhe njė kėrkėsė tjetėr qė tė gjitha ritet fetare nė ardhmen tė vazhdojnė tė ushtrohen nė Kishėn e tyre.Kėrkėsa iu dorėzua Dom Shan Zefit dhe Dom Vinko Palajt(famullitari i ri i emruar nga Ipeshkvi)mė datėn 03.01.2004.
Nė kėtė ditė(03.01.2004)jashtė deshirė sė tij dhe besimtarėve tė famullisė sė Gllaviqicės,Dr. Dom GJERGJ GJERGJI dorėzoi(ju morė)detyrėn e famullitarit.
Peticioni dėrguar Ipeshkvit Imz Mark Sopi
Famullia e Gllaviqices
Ne Besimtaret e famullisė se Gllaviqicės tė indinjuar nga vendimi i Ipeshkvit tė Ipeshkvnis tė Kosovės pėr shkarkimin e famullitarit tė Kishės sė Glaviqices Dr.Dom Gjergj Gjergjit i bashkangjitemi kėtyre kerkėsave nė formė PETICIONI:
Kerkėrsat nė formė peticioni i drejtohen Ipeshkvit tė Kosovės Imzot Mark Sopit:
Fshati Dugojevė
- Dugojeva si fshat asnjėher nuk mbahet nė mend tė kėtė arritur suksese nė aspektin shpirtėror e pastoral , ekonomik e social mė shumė sė sa nė kėto tri vitet e fundit pikerisht kur Dom Gjergj Gjergji ishte Famullitar i yni.
- Eshtė ngritur objekti i kultit-Kisha e fshatit me iniciativ te fshatarve dhe me kontributin finaciar tė tyre. Kisha ėshtė ngritur nė nder dhe lavd tė sė Lumtures Shen Tereza nga Kalkuta.Pikėrishtė pėr kėtė tė gjithė kryefamiljaret vullnetarisht kanė marrė si festė familjare 5 shtatorin dhe kanė hequr dorė nga festat e meparme.
- Janė nė procedur objekte tjera dhe nė bashkpunim tė ngusht me Dom Gjergj Gjergjin i ėshtė dhuruar Kishės se fshatit mbi njė hektar Tokė(Troll).
- Shkelqėsia e Juaj jeni dijeni edhe pėr njė milion Euro tė cilat janė nė procedur e sipėr pėr infrastrukuren e fshatit.Tė gjitha kėto ne bashkpunim tė ngusht dhe duke u mbeshtetur nė autoritetin famullitarit ton Dom Gjergj Gjergjit. Prandaj ne kemi nevoj pėr prezencen e Tijė si famullitar por edhe si person fizik.
- Doktor Dom Gjergj Gjergji pėrpos si famullitar i respektuar gėzon njė autoritet tė jashtzakonshėm pozitiv edhe si individ.
- Jemi thellė tė bindur se famullitari ynė posedon tė gjitha aftėsit intelektuale dhe shpitėrore, fizike organizative etj. Dhe gėzon pėrkrahjen tonė tė gjithanshme pėr tė kryer funksionin e famullitarit nė famullin tonė edhe nė tė ardhmen.
- Ne Dugojevasit jemi te vendosur qe nė tė ardhmen tė gjitha ritet fetare ti realizojme nė Kishen e fshatit e cila gjė na u mundėsua me pėrkrahjen financiare tė bashkatėdhetareve tanė dhe me ndihmen morale te famullitarit Dom. Gjergj Gjergjit.
Fshati Gllaviqicė
Dukuria e ndėrrimit te famullitarve ne famullin tonė ne vazhdimsi na ka prekur por
Kesaj radhe jemi veqenarisht te indinjuar sepse personaliteti i Dr. Dom. Gjergj Gjergjit nuk e meriton nje gje te till te gjitha keto nderrime te famullitarve behen jasht dijenis ton duke mos ditur se ku qendron arsyeja. Per dallim nga famullija e jonė ne shum famulli, famullitaret po qendrojn me vite te tera, me ket rast po i permendim disa sosh:Klina, Zllakuqani, Peja, Gllogjani, Bishatazhini etj.
Kishaen fshatit e ngritur me ndjersen e besimtarve Gllaviqicas etj. Dhe ate me shum gjat kohes se nates , kuptohet per shkak te siguris nga regjimi i kohes .
Prandaj, mendojm se do duhej te ishim sadopak ne dijeni per arsyet e ndrrimit kaq te shpesh te famullitarve e sidomos te Dom. Gjergj Gjergjit.
Fshati Millovanc
Me ardhjen e Dom Gjergj Gjergjit si famullitar i Gllaviqices u krijuan kushtet qe fshati ne aspektin shpirteror etj. te frymoj me i bashkuar.
Me angazhimet e tij te gjithanshme beri qe ne trollin e mehershem te dhuruar Kishes te filloj ndertimi i ngritjes se Kishes „Shen Piu i dhjetė“ e cila eshte ne ndertim e siper.
Ne procedur eshte edhe ngritja e nje qendre rinore per aktivitete shpirterore, kulturore,rekrative,sportive te rinis se fshatit dhe te fshatrave Pishtan, Llozhan, Vragoc, Babiq, dhe Rosuja.
Fshati Pishtan
I gjith fshati ndjen nje knaqsi te veqant pozitive kur ne mesin ton eshtė Dom Gjergji me autiritetin e tij si famullitar por edhe si individ .
Asnje famullitar gjer me tani per ket fshat dhe keta besimtar nuk ka ber aq sa beri Dom Gjergji per keto tri vitet e qendrimit te tij ne mesin tonė.
Nder te tjera ka ndihmuar: Infrastrukturen e fshatit, rindertimin e rrugeve ekzistuese, ndertimin e rruges se re per te varrezat e fshatit, eshte punuar ujsjellsi i fshatit me renje te lirė, eshte ne ndertim e siper kapela ne varrezat e fshatit.etj.
Si perfundim i te gjithave Ne besimtaret e famullis se Gllaviqices ku bejn pjes fshatrat: Gllaviqic, Dugojevė, Pishtan, Millovanc, Babiq, Llozhan, Poterq dhe Drenoc kerkojm qe:
Dr. Don. Gjergj Gjergji tė mbetet nė Gllaviqicė si famulitarė edhe nė tė ardhmen. Nėse shkelqėsia e juaj konstaton se duhet tė vijė edhe njė prift tjetėr ne e respektojmė vendimin tuaj por qė tė mbetėt me tutje edhe Dom. Gjergj Gjergji.
Ne qoftese kerkesat tona nuk perfillen pergjegjsia nuk bie mbi Neve!..
Ketyre kerkesave ne form Peticioni ju bashkangjiten edhe nenshkrimet tona:
Gllaviqicė me 29.Dhjetor. 2003
Kisha „SHEN KRYQI „ nė Gllaviqicė
- Ipeshkvit tė Admistratės Apostolike tė Prizrenit Imzot Mark Sopi
- Famullitarit te ri te famullis se Gllaviqices Dom.Vinko Palaj.
Me rastin e dorėzimit nga Dr. Dom.Gjergj Gjergji dhe pranimit tė detyrės se famullitarit nga Dom Vinko Palaj .
Edhe pse shkarkimi i tij u bė jasht deshirės dhe pa pajtimin tonė, i deshirojm shėndet dhe i falėnderohemi nga zėmra, njėkosisht e pėrshendesim me, mirė u pafshim te parin(Dr.Dom Gjergj Gjergjin).I deshirojm mirseardhje, punė tė mbar dhe shendet tė dytit .(Dom Vinko Palajt).
Me kėtė rast ne besimtaret e fshatit Dugojevė kemi njė
Kėrkesė:
Kerkojm qė famullitari i ri Dom. Vinko Palaj te vazhdoj celebrimin e meshes pėr qdo tė diele gjat vitit dhe qė tė gjitha ritet fetare (sakramendet e ndryshme dhe katekizmin)tė ushtėroj ne Kishen e fshatit te ngritur pikėrisht kur Dr.Dom.Gjergj Gjergji ishte famullitar i yni.
Njėkohsisht kėrkojm qė te lejohet vazhdimi i realizimit tė punve te mbetura nė objektin e Kishes dhe objekteve tė tjera pėr rreth saj.
Arsyetim:
-Eshtė ngritur Kisha e fshatit ne nder e lavd tė tė“Lumtures Tereze nga Kalkuta“ me infrastrukturen e nevojshme mė ndihmen e bashkatėdhetarve tanė qė punojn nė boten e jashtme dhe tė Dr.Dom. Gjergj Gjergjit. E njėjta i plotėson kushtet pėr tė realizuar ritet e nevojshme nė tė.
-Nė Kishėn tonė( E Lumtura Tereze nga Kalkuta) nė vitin qe po e lėmė pas pra 2003 janė shperndar 8398 Kungime.
-Kisha me afert pėr shumicen e banorve tė fshatit ėshtė 3 kilometra larg prandaj realizimi i aspiratave shpirtėrore do te ishte i cunguar pėr njė numer tė konsideruar tė besimtarve e sidomos pėr fėmijet, tė moshuarit dhe shendet liget.
-Tė gjitha ato investime dhe ai mund i besimtarve tė fshatit do tė mbeteshin nė meshiren e kohes, keqbersve dhe gradualisht me kohen qdo gjė do tė rrėnohej nė qoft se kjo kerkes nuk reailizohet.
Mbesim mė shpres se kerkesa e jonė do tė realizohet njėkohesisht pėrzemersisht ju pėrshendesim.
Dugojevė 03.janar.2004
Kėshilli i Kishės Kėshilli i fshatit Dugojevė.
Ndue Berisha NikollėGojani
Tunė Gojani Sokol Syla
Filip Gjonaj