Gjergj Kastrioti Skenderbeu

 

Nga viti 1443, kur Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės iu kthye triumfalisht, e deri nė shtratin e vdekjes nė Lezhė, nė vitin 1468, Skėnderbeu la pas njė trashėgimi tė paharrueshme tė heroizmit tė madh nė mbrojtje tė lirisė. Gjergj Kastrioti, jetoi dhe vdiq pėr ato qė ai besonte me tėrė qenien tė ishin vlera tė shenjta tė besimit, virtytit, nderit, lirisė, guximit dhe dashurisė ndaj atdheut.

Kush ishte Gjergj Kastrioti? Pėrse ėshtė figurė e rėndėsishme historike? Ēfarė mund tė mėsojnė sot shqiptarėt nga jeta dhe bėmat e tij? Pėrse ai sot nuk njihet sa duhet nė botė? Kastrioti ishte biri i princit shqiptar, Gjon Kastriotit, sundimtarit tė tokave shqiptare nė gadishullin e Ballkanit, nė fund tė shekullit tė 14-tė dhe nė fillim tė shekullit tė pesėmbėdhjetė. Gjoni u kishte vėnė turqve otomanė pritė pėr mė shumė se njėzet vjet, pėr t’u detyruar mė nė fund nė vitin 1422 qė ta nėnshkruante njė traktat dėshpėrues paqeje me Sulltan Muratin e Dytė, me qėllim qė popullin e tij ta shpėtonte nga zemėrimi i Perandorisė Otomane, ndėrkohė qė sulltanit do t’i shėrbente si mburojė e ushtrisė pėr Evropėn Juglindore. Pėr tė garantuar marrėveshjen, Sulltani i mori Gjonit peng djalin e vogėl, Gjergjin, tė cilin e dėrgoi nė Stamboll, kryeqytetin evropian tė Perandorisė Otomane.

Kėtu Gjergji u dėrgua nė akademinė ushtarake tė Perandorisė, ku ai shkėlqeu nė tė gjitha drejtimet dhe nė shenjė respekti pėr zotėsitė iu dha titulli “Iskander Bey” - Lordi Aleksandėr, sipas Lekės sė Madh. Cilėsitė e shkėlqyera akademike dhe ushtarake tė Skėnderbeut i ranė nė sy Sulltanit shumė shpejt, prandaj i dha titullin e gjeneralit ende pa i mbushur njėzet vjet. Sukseset ushtarake tė Skėnderbeut kundėr armiqve tė Perandorisė Otomane u bėnė legjendare, ashtu siē pėrmasa tė tilla legjendare arritėn edhe dekoratat dhe dhuratat qė i jepeshin atij pas ēdo triumfi tė jashtėzakonshėm. Njė pikė kthese e rėndėsishme nė jetė Skėnderbeut i erdhi nė vitin 1443, kur nga Kruja i erdhi lajmi pikėllues pėr vdekjen e tė atit.

Gjoni i kishte sfiduar dhe ua kishte prishur planet otomanėve pėr mė shumė se 50 vjet me radhė, prandaj Sulltani e shikonte me dyshim dhe shqetėsim potencialin e Skėnderbeut pėr trashėgimin e vendit tė tė atit tė ndjerė, sepse e dinte se ai nuk do tė reshte sė punuari pėr ta pėrjetėsuar njė Shqipėri tė Lirė, ani se tashmė Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia ishin dorėzuar tėrėsisht. Skėnderbeu e nuhati rrezikun qė i kanosej atij dhe popullit tė babait tė tij dhe prandaj, nė nėntor tė vitit 1443, kur iu ngarkua detyra ushtarake pėr t’i mposhtur hungarezėt qė drejtoheshin paoshtu nga njė luftėtar tjetėr i madh i lirisė (dhe halė nė sy tė Sulltanit), Janosh Huniadi. vendosi ta shfrytėzonte rastin. Nė vend qė ta bėnte punėn e ndyrė tė Sulltanit nė Nish (sot qytet nė Serbi), ai i mashtroi bashkėkomandantėt otomanė dhe sė bashku me treqind kalorės tė tij shqiptarė besnikė, nga fushėbeteja e Nishit u nis drejt Krujės. Dy javė pas hyrjes triumfale nė Dibėr tė Shqipėrisė, Skėnderbeu iu vėrsul Kėshtjellės sė Bardhė tė Krujės dhe mė 28 nėntor tė vitit 1443 e largoi prej andej guvernatorin otoman qė kishte zėnė vendin e tė atit tė tij.

Njėzet e pesė vitet pasuese do tė ishin dėshmitare tė disa prej luftėrave dhe akteve heroike mė madhėshtore ushtarake qė janė parė ndonjėherė kundėr Perandorisė mė tė fuqishme tė kohės, qė atėbotė ishte nė rritje tė pandalshme, kundėr Otomanėve. Otomanėt mundėn ta pushtonin Shqipėrinė vetėm pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468. E mbetur pa liderin e saj tė madh, lufta kundėr otomanėve ngeci, u dobėsua shumė dhe humbi forcėn e saj, derisa nė vitin 1488 arriti pikėn kur shkaktoi rėnien pėrfundimtare tė tokave shqiptare nėn pushtimin otoman. Ky pushtim zgjati 425 vjet, derisa Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912 ngriti nė Vlorė flamurin e Skėnderbeut me shkabėn dykrenore.

Kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė
Kjo ėshtė njėra anė pėr tė cilėn shqiptarėt sot mund tė krenohen dhe mund ta falėnderojnė dhe nderojnė Gjergj Kastriotin. Por le tė ndalemi pėr pak ēaste e ta shohim se kush nė tė vėrtetė ishte ky kalorės i shenjtė dhe cila ishte gjenia e ushtarake e heroit tonė kombėtar e parė nga ata qė e njihnin atė nga afėr. Pasi qė tashmė kam lexuar shumė pėr Skėnderbeun, mė ėshtė bėrė e qartė se prifti katolik nga Shkodra, Marin Barleti, i ka lėnė shėnimet mė tė qarta, mė tė plota dhe mė gjithėpėrfshirėse pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut. Vepra e tij pėrbėhet prej dymbėdhjetė vėllimesh dhe nė tė pėrfshihen letėrkėmbimi i Kastriotit, fjalimet dhe filozofia e tij pėr jetėn, pėr fenė dhe pėr kombin. Me qė Barleti ishte bashkėkohės i Skėnderbeut, ai kishte informata tė dorės sė parė pėr fushėbetejat, pėr arkivat e Romės dhe pėr shumė tė dhėna tė tjera nga dėshmitarėt qė i njihnin zotėsitė dhe mjeshtėritė e jashtėzakonshme tė Kastriotit, karakterin dhe karizmin e tij. Vepra prej dijetari e Barletit, e shkruar nė origjinal nė gjuhėn latine, ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė, duke pėrfshirė gjuhėn frėnge dhe angleze dhe kjo u ka mundėsuar shumė njerėzve tė mėsojnė pėr bėmat legjendare tė Skėnderbeut.

Poeti amerikan i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Henry Wadsworth Longfellow, ishte mrekulluar duke lexuar pėr jetėn dhe veprėn e jashtėzakonshme tė Gjergj Kastriotit. Poema e tij epike “Scanderbeg - Skėnderbeu” i jep njė pėrshkrim tė gjallė kthimit triumfues tė Kastriotit nė Krujė, mė 28 nėntor tė vitit 1443: …Anon from the castle walls/ The crescent banner falls,/ And the crowd beholds instead,/ Like a portent in the sky,/ Iskander’s banner fly,/ The Black Eagle with double head …/ And shouts ascend on high/ …”Long live Scanderbeg”.

 

Ktehu

Kthehu ne fillim